Secondary Adv

DASH per pastrimin e parave: Shqiperia asnje perparim, shkak korrupsioni

DASH në raportin më të fundit në lidhje me pastrimin e parave për vitin 2020 thekson se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për luftën kundër pastrimit të parave.

 

Sipas raportit thuhet se Shqipëria ngelet e ndjeshme përsa i përket pastrimit të parave për  shkak të korrupsionit, rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare. Ndër të tjera theksohet se krimet kryesore të gjenerimit të të ardhurave në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Sipas DASH organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut. Ndërkaq theksohet se Shqipëria regjistroi disa përparime me përdorimin e ligjit të saj të konfiskimit antimafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkisnin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Escobar i Ballkanit”./Burimi: abcnews.al

 


Më të lexuarat